Monday, 25. May 2026
Sport

Revolucion radikal te Milani, ikin Igli Tare dhe të gjithë drejtuesit e tjerë

GS 25/05/2026 2 Min. Lesezeit

Humbja fatale me Cagliari-n dhe mbetja jashtë Champions League sjell një ndryshim të madh të menjëhershëm për pjesën e menaxhimit të klubit kuqezi.

Revolucion total. Nëse Cardinale do ta zbatojë atë që ka deklaruar, vlerësimet përfundimtare janë të pamjaftueshme për Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë të Milanit. Pritet një ndryshim radikal. Luftërat e brendëshme dhe shmangja e përgjegjësisë në javët e fundit kanë sjellë një katastrofë.

Milani mbeti jashtë Champions-it për herë të dytë radhazi. Një shkatërrim teknik dhe financiar. Tifozët mbrëmë nuk patën mëshirë, pasi e mbështetën skuadrën deri në vërshëllimën e fundit.

Cardinale në tribunë pa gjithçka. Tifozët bënë thirrje për rinovimin e skuadrës, që tregoi se ka nevojë për një ndryshim të madh. Nëse para ndeshjes dukej se fajin kryesor e kishte Furlani, pas saj të gjithë janë në shënjestër.

Është një falimentim. Milani i ri do të ketë fytyra të reja. Ndryshimi fillon me administratorin e deleguar Giorgio Furlani. Do të largohet edhe drejtori sportiv Igli Tare, arkitekti i skuadrës. Po ashtu, ikën edhe drejtori teknik Moncada. Ikin të gjithë drejtuesit.

Edhe trajneri Allegri, përgjegjësi i parë për rënien vertikale të skuadrës, është në dyshim serioz. Tare akuzohet për një merkato katastrofike, me miliona euro të shpenzuara pa asnjë rezultat.

Teilen: