• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Revolucion te Manchester City

19/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse nuk është ende fakt i kryer, Guardiola po mendon të largohet nga Mançester Siti. E duket se drejtuesit e klubit anglez e kanë gjetur zëvendësuesin e spanjollit. Do të jenë trajnerë nga Portugalia ata që do të drejtojnë skuadrën kampione të Anglisë, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Pas mbylljes së kapitullit që lidhet me zgjedhjen e trajnerit të ri të kombëtares angleze, mbetet e hapur çështja se çfarë do të bëjë Pep Guardiola në fund të këtij sezoni? Trajneri katalan, kontrata e të cilit me Manchester City skadon qershorin e ardhshëm ka bërë që mediat angleze me të drejtë të ngrenë dyshimet mbi të ardhmen e Pep, duke u bazuar edhe intervistën e fundit dhënë prej spanjollit në Itali, kur u shpreh se gjithçka mund të ndodhë.

Një frazë që hap shumë skenarë, përfshirë edhe atë të një rinovimi tjetër me Cityn. Lamtumira tashmë zyrtare e Begiristain, krahut të djathtë të Guardiolës dhe ardhja në vend të tij qershorin e ardhshëm, e Hugo Viana, drejtor aktual sportiv i Sporting Lisbonës, kanë kontribuar në akreditimin e mëtejshëm të hipotezës së një divorci. Nga ana tjetër, pak kohë më parë ishte vetë Guardiola ai që tha se një nga arsyet kryesore pse ai ishte ende në Mançester ishte pikërisht prania e Begiristain.

 Dhe kjo është një nga arsyet pse në një skenar të tillë thashethemet për një City tashmë aktiv në kërkimin e një zëvendësuesi të mundshëm të Pep kanë filluar të bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse. Emri i trajnerit aktual të Sportingut, Ruben Amorim është më i përfoluri.

Pas ardhjes së Vianës te City, të dy, në fakt, gëzojnë besimin e pakushtëzuar të njëri-tjetrit. E duket se pas dy spanjollëve, një dyshe portugeze do të jetë në krye të Manchester Cityt, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Next Post

Granit Xhaka me Bayer fitojnë me përmbysje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.