• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Revolucioni te Milani i prek të gjithë, Ibrës do t’i hiqen “gradat”

17/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Revolucioni i Milanit pas këtij sezoni të vështirë do të prekë jo vetëm trajnerin dhe lojtarët, por edhe drejtuesit e klubit: çështja e drejtorit të ri sportiv është prej kohësh në qendër të vëmendjes dhe ende nuk është zgjidhur, por duhet pasur kujdes edhe te figura e Zlatan Ibrahimoviçit.

ibra

Që nga dhjetori 2023, Ibrahimoviç është këshilltar i “RedBird” dhe pjesë e stafit drejtues të Milanit. Që në fillim, ai është bërë një figurë referuese, jo vetëm për imazhin, por edhe për aspektet operative të klubit: një lloj “superkëshilltari” me mandat të drejtpërdrejtë nga Xherri Kardinale, i cili ka punuar ngushtë me Furlanin dhe Monkadën.

Është e qartë që zhgënjimi i pronarit të Milanit për mënyrën se si po përfundon ky sezon prek edhe suedezin, tek i cili vazhdon të ketë shumë besim, por që, me ardhjen e një drejtori të ri sportiv, mund të bëjë një hap pas, të paktën sa i përket vendimmarrjes në merkato. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, fati i tij nuk do të jetë si ai i Maldinit dhe Masarës, por një drejtues i ri mund të ndryshojë rolin dhe detyrat e Ibrës, i cili, edhe në ditët para finales së Kupës së Italisë (duke përmendur angazhimet me sponsorët dhe takimin me presidentin e Republikës, Matarela), është dukur më afër figurës së një ambasadori të klubit.

Nga ana tjetër, ishte vetë Ibrahimoviç, në prag të ndeshjes play-off të Championsit kundër Fejnordit, që foli kështu për Xherri Kardinalen: “Të jep hapësirë të jesh vetvetja, por në këmbim do rezultate”. Pikërisht ato rezultate që këtë sezon nuk kanë ardhur. E thënë ndryshe, Ibra mund të ketë një rol simbolik në skuadër sepse do t’i hiqen spaletat e vendimmarrjes. Shpeshherë deklaratat e tij e kanë dëmtuar Milanin, ku ka thënë se është bosi dhe gjithçka bëhet me vendimin e tij. Nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë kështu.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ricardo Moniz flet për veprimet e Xhakës: Të marrë shembull nga Xherdan Shaqiri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.