• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rexhepi: Valencia rast i mirë

17/10/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionati i Kosovës në automobilizëm sivjet ka qenë shumë i ngjeshur, ndërsa ka mbetur vetëm edhe një garë (auto slallom në Prizren) deri në përfundimin e tij.

Vetëm dy ditë pas përfundimit, shtatë garues kosovarë do të nisen për në Valencia të Spanjës, ku prej 23-27 tetor mbahen FIA Motor Sport Games “Valencia 2024”.

Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës (FASK), Ismet Rexhepi, vlerëson se Valencia është mundësi shumë e mirë për të dëshmuar se garuesit tanë mund të arrijnë rezultate të mira edhe në gara me pjesëmarrje masive e garues të niveleve të larta.

“Mendoj që shkuarja në Valencia ka efekt në disa aspekte. Dy vjet më parë ishim në Marsejë dhe patëm paraqitje mjaft të mirë, ndërsa sivjet shkojmë me ambicie më serioze. Në Marsejë ishim me pesë garues, në tri disiplina, sivjet paraqitemi me shtatë garues në pesë disiplina. Sigurisht nuk shkojmë vetëm sa për të marrë pjesë, por presim të kemi rezultate të mira”, ka thënë kryetari Rexhepi për faqen zyrtare të FASK-ut në Facebook.

Ai ka shtuar se, edhe zyrtarët e FASK-ut mund të përfitojnë nga kjo përvojë.

“Zyrtarët tanë mund të përfitojnë përvoja të reja në aspektin organizativ, të referimit e të tjera”, është shprehur kreu i FASK-ut.

Në fund, ai ka theksuar se pas një kampionati vendor shumë të ngjeshur, është momenti ideal edhe për të diçka më ndryshe.

“Vërtet kemi pasur kampionat shumë të ngjeshur, ndërsa disa garues kanë marrë pjesë edhe në gara të ndryshme ndërkombëtare.

‘Valencia 2024’ është një lloj olimpiade e auto sportit, prandaj shpresoj që ekipi ynë të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka shtuar kreu i FASK-ut.

Kosova në Valencia do të paraqitet me shtatë garues, dy në auto sllallom me vetura elektrike, dy në karting sllallom, dy në E-Sport dhe një drift.

Next Post

FIFA, denoncim historik/ “Qeveria botërore” e futbollit akuzohet për kalendarin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.