Sunday, 6. September 2026
Sport

Rey Manaj i jashtëzakonshëm, ia siguron fitoren Sivassporit

GS 06/09/2026 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Sivassporit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Antalyasporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën e Parë të Turqisë.

Fitoren skuadrës mysafire ia siguroi goli i sulmuesit shqiptar, Rey Manajt.

Manaj shënoi gol për 1:2 në minutën e 61’të.

Kujtojmë që sulmuesi “kuqezi” në këtë sfidë bëri edhe një asist te goli i shënuar nga Fidan.

Për Manaj ky ishte goli i gjashtë në katër xhirot e para, plus një asist.

Teilen: