Saturday, 31. January 2026
Sport

Rey Manaj rikthehet te Sivasspor, pritet nga një numër i madh tifozësh

GS 31/01/2026 1 Min. Lesezeit

Rey Manaj, futbollisti kuqezi i cili ka arritur një marrëveshje paraprake me Sivasspor, një ekip në Ligën e Parë në Turqi, mbërriti në Sivas pas 555 ditësh. Një numër i madh tifozësh e pritën sulmuesin në aeroportin Nuri Demirağ, ku ai mbërriti me aeroplan privat.

Manaj, i cili u largua nga Sivasspor më 25 korrik 2024,për tu bashkuar me Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, u prit me brohoritje.

Pasi përshëndeti tifozët, Rey Manaj shkoi në ambientet e klubit për t’u takuar me zyrtarët. Manaj pritet të nënshkruajë zyrtarisht kontratën pas takimit të tij me drejtuesit e Sivasspor.

Teilen: