• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rezonanca identifikon problemin e portierit francez

20/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka dëmtim për Maignan. Tifozët e Milanit mund të marrin frymë lirisht për portierin që la fushën në pjesën e dytë ndaj Newcastle.

Ishte në lidhje me të pjesa më e rëndësishme e buletinit mjekësor të shpërndarë paraditen e së mërkurës nga klubi ku sqaronte gjendjen e Maignan.

Është e vërtetë që ka një problem, por nuk bëhet fjalë për asgjë të rëndë teksa në komunikatën e Milan shkruhet: “Mike Maignan, gjatë ndeshjes së djeshme pësoi një lëndim në muskujt e kofshës së majtë.

Rezonanca magnetike e kryer këtë mëngjes përjashtoi dëmtimet. Evolucioni klinik do të monitorohet ditë pas dite”.

Fjalë që përcojnë optimizëm, pasi nëse lexon mes radhëve të komunikatës kupton se mungesa e një date të saktë për tikthimin në fushë do të thotë se do të monitorohet ditë pas ditë dhe pasi të ketë kaluar një kohë e caktuar për të kaluar ngarkesën muskulore, cdo ditë mund të jetë e duhura për t’u rikthyer në stërvitje me grupin.

Mike Maignan gjithsesi mund t’i humbasë disa ndeshje, atë me Veronën të shtunën pasdite dhe ndaj Kaljarit të mërkurën e ardhshme, për t’u rikthyer në dispozicion të shtunën e 30 shtatorit përballë Lazios.

Natyrisht duke qenë se bëhet fjalë për një monitorim të përditshëm, kjo është vetëm një hipotezë edhe pse më e mundshmja.

Next Post

Milionat nuk kanë fund për Ronaldon, portugezi gati të bashkohet dhe me… WWE

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.