Skënderbeu U-19 ka regjistruar një rezultat historik ndaj Aston Vilës U-19.
Ndeshja e vlefshme për fazën gjysmëfinale të kualifikueseve të “UEFA Youth League”, u mbyll me barazim 1-1.
Sfida e parë u luajt në Korçë, ndërsa filloi në orën 16:00. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh, pasi kishin humbur një penallti. Uilson ishte autori i golit.
Skënderbeu nuk i la të festonin shumë gjatë, pasi 3 minuta më vonë Ensar Beqiri vendosi baraspeshën. Në pjesën e dytë nuk ndryshoi asgjë.
Takimi i kthimit do të luhet më 5 nëntor në Angli. Korçarët janë gati të shkruajnë historinë në Europë me të rinjtë, pasi fillimisht eliminuan Inter D’Eskaldes.
Teilen: