• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rezultatet dhe renditja në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut 

31/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tre  fitore  të ekipeve  vendase, dy barazime dhe një fitore e skuadrës mysafire me  gjithsejtë 11 gola të shënuar  dhe  2 karton të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së katërt  të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Rezultatet

Besa – Rabotniçki 0:0
Shkëndija – Pelisteri 2:0
Sileksi – Shkupi 2:1
Struga Trim Lum – AP Brera 2:0
Tikveshi – Gostivari 0:0
Vardari – Voska Sport 1:3

Tabela: 1, Shkëndija 10 pikë, 2. Struga Trim Lum 9 pikë, 3.Gostivari 8, 4.Rabotniçki 8, 5.Sileksi 6, 6.Shkupi  4, 7.Voska Sport  4 , 8.Tikveshi  4, 9.Pelisteri  4, 10.Besa  4, 11.AP Brera 3.  12.Vardari  3 pikë

Këtë javë shkaku i  obligimeve  të reprezentacionit  në garat e Ligës së Kombeve  do të ketë  pauzë  deri më 15 shtator. Në xhiron e 5-të me 15 shtator në ora  15:00, takohen : AP  Brera – Besa, Gostivari – Vardari, Pelisteri – Struga Trim Lum, Rabotniçki – Tikveshi, Shkupi – Shkëndija  dhe  Voska Sport – Sileksi.

Në stadiumin e qytetit në Tetovë në një atmosfere të pa parë sportive, korrektësi  e  nivelit  më të lartë nga ana e tifozëve të pranishëm  dhe me  një transparent gjigantë  ku  u shënua  45 vjetori I klubit, kuqezinjtë tetovar mundën Pelisterin 2-0  me  golat që I shënuan Klisman Cake  në minute e 58 dhe Krstevski në at të 75. Me tre  pikët e sotme Shkëndija e vetmuar  kryeson tabelën e klasifikimit  me  10 pikë të grumbulluara.

Fitore të sigurt shënoi edhe  kampioni në fuqi Struga Trim Lum  në përballjen me  AP Brera  2-0  me  golat e Jevtovskit  dhe Kehinde. 
Fitore  befasuese  për me meritën e madhe  shënoi Voska Sport kundër Vardarit në arenën “Todor Proeski” në Shkup me golat  që i realizuan  Ibraimi, Mecinoviq  dhe Jahja, ndërsa  golin e nderit për vendasit e  shënoi Sharkovski.

Sileksi në Kratovë mundi Shkupin  2-1  me  golat që shënuan Eftimov dhe Georgievski [për vendasit, ndërsa Imeri për Shkupin.   Dy ndeshjet  tjera  në Kavadar,  Tikveshi – Gostivari  dhe në Gostiovar  Besa – Rabotniçki përfunduan me  barazim pa  gola.

Next Post

VIDEO/ Përmbysje dramatike e Napolit, Lukaku futet nga stoli dhe debuton me gol

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.