Programi i inteligjencës artificiale të ndërtuar nga specialistët e statistikave të Opta, ka bërë parashikime shumë interesante për javën e dytë të kampionatit anglez, teksa sheh Liverpulin si skuadrën me më shumë përqindje mundësie për të marrë tre pikët në përballjen që kanë në shtëpi ndaj Bornmuthit.
Një vit më parë, skuadra e Klop fitoi 9-0 në këtë sfidë dhe superkompjuteri parashikon se shanset e Liverpulit për pikë të plota janë 75,8%, teksa miqtë i kanë vetëm 7,6%.
Arsenali është skuadra udhëtuese me më shumë shpresa për të marrë një fitore, e vlerësuar në kuotën 45,2%, teksa shkojnë në fushën e Kristal Palas në këtë javë të dytë.
Ndërkohë, statistikat e Opta shohin Totenhemin të ketë një avantazh për të siguruar tre pikët përballë Mançester Junajtid, kurse Njukasëll ka vetëm 11,1% shanse që të mundë Mançester Sitin në fushën e këtij të fundit.
PANORAMASPORT.AL