Borusia Dortmund nuk po përjeton momente pozitive në këtë fillimsezoni. Fitorja e vuajtur ndaj Këlnit është pasuar me dy barazime radhazi kundër ekipeve me nivel të ulët si Bohum dhe Haidenhaim.
Tifozët e verdhezinjve janë shprehur mjaft të irrituar në rrjetin social “Twitter”, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të Edin Terziçit dhe zëvendësimin e tij me ishtrajnerin e Bajernit, Julian Nagelsman.
Pritet me interes reagimi i bordit, i cili ende nuk është i vendosur nëse do të vazhdojë me Terziçin. Takimi i radhës korrespondon me Fraiburgun në transfertë, e vlefshme për javën e 4-t në kampionat dhe nëse ata humbin, emri i Nagelsmanit do të “buçiste” më fort.
PANORAMASPORT.AL