• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ribashkohen pas 14 vitesh/ Vëllezërit Hadribeaj, ana e ndjeshme e kampionëve të sporteve luftarake

25/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vëllezërit kampionë në sportet luftarake, Adrian dhe Ermal Hadribeaj, ishin të ftuarit e Andri Xhahut në emisionin “Në Radio” ditën e sotme.

Më 23 nëntor, Ermal Hadribeaj, një nga boksierët më të mirë shqiptarë, u shpall për herë të nëntë kampion në WBC. Këtë fitore e bënte edhe më të veçantë fakti që ndeshja u luajt në Shqipëri.

“Shumë i lumtur që zhvillova këtë ndeshje në Tiranë, në vendin ku jam lindur dhe rritur. Mbështetja ishte shumë e zjarrtë. Ishte ndjenjë shumë e bukur që u ndesha në shtëpi, të sjell një ndeshje spektakolare me një titull ndërkombëtar që e kam fituar dhe mbrojtur në arena ndërkombëtare. Ishte gjë e madhe që e sollëm në Shqipëri”, tha Ermali duke shtuar se përballja ishte shumë e fortë.

“Ishte një sukses, një sfidë shumë e fortë dhe kompetitive. Ishte ndeshje shumë dominante nga ana ime”.

Për Adrianin ky moment ishte i veçantë edhe për një arsye tjetër.

“Pas 14 vjetësh, kjo ishte hera e parë që u bëmë bashkë në Tiranë, që nga viti 2011 kur emigrova në Amerikë. Bashkë me fitoren e Ermalit s’mund të ishte më bukur se kaq”. 

Të ruash titullin kampion nuk është asesi e lehtë. Ermali kujton sakrificat që ka kaluar për të mbërritur këtu ku është sot.

“Këto tituj në arena ndërkombëtare janë përvoja të vështira që ne kemi kaluar. Është punë e fituar me gjak, disiplinë dhe sakrificë. Mbi të gjitha duke emigruar në vend të huaj, gjë që e bën këtë sukses akoma më të vështirë”.

Vëllezërit janë marrë me sporte luftarake që të vegjël. Adrian Hadribeaj ka nisur me karate, derisa emigrimi në SHBA do ta shtynte drejt një sporti tjetër, MMA (Artet Marciale të Përziera), për të cilin mban titullin kampion.

“Më ngjethet trupi… Unë isha 20 vjeç kur emigrova. Kisha 15 vjet që merresha me karate. Kam fituar në të gjitha kompeticionet ballkanike, europiane dhe botërore. Mendoja se ku e shikoja Adrianin pas 10 vitesh. Thashë: ‘Dua të provoj veten’. Kështu vendosa, mora çantën dhe ika. Nuk e dija a do kthehesha apo jo dhe çfarë do ndodhte me mua”.

Sipas Ermalit, të emigrosh dhe t’i mbijetosh sportit nuk është e thjeshtë.

“Përveç mbijetesës, shpenzimet janë marramendëse në Amerikë, nga ana tjetër do i mbijetosh dhe sportit. Kjo gjë ndërtohet pak nga pak me shumë sakrificë”.

Përtej stereotipeve për sportistët e ringut, vëllezërit Hadribeaj tregojnë anën e tyre të ndjeshme. “Kemi dashuri, dhembshuri, kemi ndjenjën që të ndihmojmë tjetrin. Sporti na ka bërë shumë të fortë nga karakteri dhe nga pjesa mendore, të mos dorëzohemi, të mos jemi gjaknxehtë”, shprehet Ermali ndërsa Adriani shkon përtej duke folur për dy fëmijët dhe bashkëshorten që janë forca e tij.

“Ne jemi familjarë. Familja është baza jonë. Këto janë virtyte që na kanë mbajtur dhe kurrë të mos dorëzohemi. Të jemi aty për njëri-tjetrin. Ne bëjmë shumë stërvitje përpara se të hyjmë në ring. Aty është moment i kënaqësisë. Sidomos unë që kam fëmijët, dua të dal nga ringu i paprekur fare. Si gruaja dhe si fëmijët të japin forcë për t’u ndeshur. Ke një motiv. Në çdo ndeshje nusen e kam pasur me vete. Ka zemër, por kur ndeshem kthen kokën në anën tjetër (qesh). Edhe do edhe s’do të jetë aty. E kam mbështetje”.

Edhe pse jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “shqiponja” dhe “snajperi” ndihen krenarë kur garojnë në ngjyrat e flamurit shqiptar.

“Ne me të vërtetë jemi jashtë por konkurrojmë si shqiptarë. Jemi gjak shqiptari atje. Na njohin të gjithë si shqiptarë. Është krenari shumë e madhe”, shprehet Adriani.

Next Post

Liverpool përballet me mungesa para ndeshjes ndaj PSV-së

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.