• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ribery: Rrezikova të më prisnin këmbën

23/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Franck Ribery ka dhënë një intervistë, ku ka folur për momentet e vështira që ka përjetuar pas operacionit të fundit në gju.

Një operacion që rrezikoi të humbiste një këmbë dhe përfundimisht shënoi fundin e karrierës së tij në 2022.

Në kohën kur sulmuesi francez luante për Salernitanën dhe gjendja e tij fizike ishte e komplikuar për t’u menaxhuar.

“Gjuri filloi të më dhimbte gjithnjë e më shumë”, shpjegoi Ribery .

“Nuk stërvitesha më mes ndeshjeve, por u rikuperova për të ruajtur veten”.

Më pas erdhën rezultatet e testeve të cilat përshkruanin një tablo komplekse klinike dhe ndryshuan gjithçka.

Në fakt, zbulimet e fundit klinike evidentuan se ish-lojtari i Bayernit nuk kishte më kërc dhe lojtari u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni në Austri për të vendosur një pllakë. Operacioni nuk shkoi siç pritej dhe pati komplikime të mëdha.

“Unë pata një infeksion të rëndë pothuajse pesë muaj më vonë. Më pas u hoq pllaka, por ndërkohë infeksioni më mbyti. Ishte aq serioz sa kisha vrima në këmbë.”

“Kam kaluar dymbëdhjetë ditë në urgjencë në spital në Austri dhe kam qenë shumë i frikësuar. Mund të më kishin prerë këmbën”, ka pohuar Ribery.

Next Post

Capello i jep zemër Italisë: Ja pse duhet besuar te përmbysja ndaj Gjermanisë, në Dortmund

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.