• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rice: Jemi optimistë

07/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas humbjes 1-0 në Londër javën e kaluar ndaj PSG, Arsenal sot (21.00) luan në Paris me disavantazhin e një goli dhe nevojën për të përmbysur rezultatin për të siguruar një vend në finalen e madhe në Munich.

Rice, i cili qe shndërrua në hero gjatë çerekfinales me dy gola të jashtëzakonshëm nga goditja e lirë kundër Real Madrid, ka thënë se beson që një tjetër performancë e tillë është e nevojshme.

“Trajneri gjithmonë flet për ‘momentet magjike’. Shpresoj të jem unë sërish ai që e sjell, por dikush nga ne duhet të bëjë diçka të veçantë për ta fituar këtë ndeshje”, ka deklaruar Rice në konferencën për shtyp.

“Jemi optimistë dhe plot besim se mund të bëjmë diçka të madhe në Paris”.

Në prag të përballjes, Arsenal merr një shtysë pozitive me rikthimin e mbrojtësit Riccardo Calafiori dhe mesfushorit Thomas Partey, i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të pezullimit.

Rice e ka vlerësuar lart kontributin e bashkëlojtarit të tij nga Gana. “Thomas sjell një qetësi të jashtëzakonshme. Luaj me më shumë siguri përkrah tij. Nuk merr gjithmonë vlerësimin që meriton, por ai është thelbësor për ne”, ka thënë ai.

Next Post

Video epike/ Tifozët e Interit dolën nga stadiumi pas golit të Rafinjas, tentativa të dëshpëruara për tu kthyer brenda pas barazimit të Açerbit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.