Saturday, 7. November 2026
Sport

Rikthehet aksioni në basketboll, dy ndeshje në program sot

GS 07/11/2026 2 Min. Lesezeit

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy përballjet e para të xhiros së tetë, e cila shënon edhe fillimin e rrethit të dytë të kampionatit.

Vëmendja kryesore do të jetë në palestrën “Karagaqi”, ku Peja pret Sigal Prishtinën, në një nga rivalitetet më tradicionale të basketbollit kosovar. Të dyja skuadrat synojnë të rikthehen te rezultatet pozitive dhe të përmirësojnë pozitat në tabelë. Peja deri më tani ka regjistruar dy fitore dhe pesë humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka bilanc prej tri fitoresh dhe katër humbjesh. Kjo përballje zhvillohet nga ora 19:30.

Ndeshja tjetër e ditës zhvillohet në Gjakovë, ku Vëllaznimi përballet me Borën, me fillim nga ora 17:00. Skuadra gjakovare do të kërkojë fitoren e dytë sezonale, ndërsa prishtinasit synojnë ta vazhdojnë formën pozitive pas triumfit ndaj Pejës në xhiron e kaluar.

Në përballjen e parë të këtij sezoni, Bora kishte triumfuar bindshëm me rezultat 90:67, prandaj Vëllaznimi do të kërkojë të marrë hakun sportiv para tifozëve të vet.

Xhiroja e tetë vazhdon nesër me dy përballjet e tjera: Golden Eagle Ylli – Bashkimi dhe Trepça – Rahoveci 029.

Teilen: