Saturday, 16. May 2026
Sport

Rikthehet futbolli i Kosovës – Prishtina – Drita, derbi i fundjavës, delegohen gjyqtarët

GS 23/11/2023 2 Min. Lesezeit

“Ethet” e futbollit kosovar rikthehen në këtë fundjavë, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes Malishevës e Ballkanit e hap këtë javë. Suharekasit janë në një seri prej katër fitoreve radhazi, karshi një barazimi në pesë sfidat e fundit.

Në tabelë, Ballkani është bindshëm lider me 32 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi më i afërt.

Malisheva është e katërta me 20 pikë.

Të shtunën na presin dy ndeshje, e të dielën dy të tjera.

Ekipi i tetë dhe i dhjetë i tabelës takohen mes vete.

Feronikeli 74 e pret Lirinë. Tri humbje e dy barazime për Niklin në pesë sfidat e fundit, derisa për prizrenasit dy humbje e tri barazime.

Dallimi është tre pikë, më mirë qëndron ekipi nga Drenasi me 12 pikë.

Të shtunën, Fushë Kosova e pret Dukagjinin. Vetëm një fitore ka Fushë Kosova në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa klinasit dy fitore.

Dukagjini është i gjashti me 17 pikë, derisa Fushë Kosova e parafundit me 10.

Ndeshjet më interesante janë të rezervuara për të dielën.

Kryendeshja luhet në kryeqytet, Prishtina e pret Dritën.

Gjyqtarë kryesor në këtë përballje është Mervan Bejtullahu. /Lajmi.net/

Teilen: