Pas emocioneve të Kupës së Shqipërisë për vajza, rikthehet kampionati me fazën e dytë dhe vendimtare të sezonit, nga ku do të përcaktohen edhe katër ekipet që do të sigurojnë një vend në “Final 4”.
Java e 10-të hap këtë fazë me ndeshjen Teuta – Lushnja. Pasi arritjes historike dhe kualifikimit për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë, Teuta rikthehet në kampionat me objektiva të qarta. Sfida është planifikuar të luhet të shtunën, në ora 14:00.
Të dielën, vëmendja zhvendoset në Shkodër, ku do të luhet derbi i veriut mes Atletik Klub dhe Vllaznisë. Një sfidë që sheh favorite kampionet në fuqi të kampionatit, Vllazninë. Takimi do të luhet në ora 13:00.
Java mbyllet të hënën me dy sfida të tjera të rëndësishme. Gramshi pret Kinostudion në një duel që premton rivalitet, ndërsa Apolonia, finalistja tjetër e Kupës do të presë Egnatian në Fier.
JAVA 10
Teuta – Lushnja, ora 12:00, 14 shkurt, Durrës
Atletik Klub – Vllaznia, ora 13:00, 15 shkurt, Shkodër
Gramshi – Kinostudio, ora 14:00, 16 shkurt, Tiranë
Apolonia – Egnatia, ora 14:00, 16 shkurt, Fier