• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rikthehet në kombëtare 1 vit pas dëmtimit, De Jong: Nuk besoja se kjo ditë do të vinte sërish

14/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Frenkie De Jong është thirrur nga trajneri Ronald Koeman për ndeshjet e ardhshme të Holandës në Nations League.

Rikthimi i pritur me padurim ky i mesfushorit të Barcelonës, pas shumë muajve të kaluar jashtë fushe për shkak të një dëmtimi të rëndë.

“Ishte një periudhë e vështirë, ishte një dëmtim shumë i dhimbshëm. Mungova shumë ndeshje por gjëja më e rëndësishme tani është që kam filluar të luaj sërish, si te Barcelona ashtu edhe në kombëtare”, tha De Jong për mediat.

Mesfushori rrëfen se kishte dyshime për mundësinë që të luante sërish: “Pyesja veten nëse do të shërohesha plotësisht, nëse do të luaja sërish. Mendime të këqija, por gjithmonë kisha besimin se një ditë mund të luaja sërish futboll”.

Tani ai është i lumtur që mund të luajë në kombëtare pas më shumë se një viti.

“Jam mirë, kam pak dhimbje por mendoj se gjithçka do të jetë mirë. Nuk besoja se do të vinte kjo ditë. Shpresoj të bëjmë gjëra të mëdha edhe këtu”, tha De Jong.

 

Next Post

Francë-Izrael i kalon kufijtë e futbollit, ‘blindohet’ Parisi me forca policore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.