• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rikthehet Superiorja për vajza, Vllaznia-Partizani kryesfida e javës së 10

16/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionati “Abissnet Superiore” për vajza do të rikthehet këtë fundjavë me sfidat e javës së dhjetë. Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, ndërsa java e dhjetë do të mbyllet të dielën me kryesfidën Vllaznia-Partizani.

Sfida e parë e kësaj jave është Lushnja-Tirana. Takimi është planifikuar të nisë në orën 10:00. Një ndeshje e lehtë në letër për vajzat bardheblu që synojnë të regjistrojnë triumfin e radhës.

Në orën 11:00 do të zhvillohen dy ndeshje të tjera. Apolonia pret në shtëpi ekipin e Gramshit. Fieraket do të kërkojnë fitoren për të mos humbur terren me kryesuesit, ndërsa Gramshi do të tentojë suprizën në këtë sfidë.

Takimi tjetër që do të luhet në të njëjtën orën është Teuta-Kinostudio. Durrsaket që ndodhen në vendin e fundit do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv në shtëpi, ndërsa vajzat e Kinostudios do të synojnë triumfin e radhës në kampionat.

Të shtunën do të luhet edhe një tjetër sfidë. Laçi do të përballet më Skënderbeun. Ky takimi është planifikuar të nisë në orën 13:00.

Java e dhjetë e “Abissnet Superiore” për vajza do të mbyllet të dielën me një supersfidë. Kampionet në fuqi të Vllaznisë do të përballen me vajzat e Partizanit. Sfida do të nisë në orën 14:00 dhe të dyja ekipet kanë si synim vetëm fitoren. /FSHF

Java e dhjetë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza:

17.02.2024 Lushnja-Tirana, ora 10:00

17.02.2024 Apolonia-Gramshi, ora 11:00

17.02.2024 Teuta-Kinostudio, ora 11:00

17.02.2024 Laçi-Skënderbeu, ora 14:00

18.02.2024 Vllaznia-Partizani, ora 14:00

Next Post

​Nesër emërohet trajneri i ri i Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.