Rikthehet në aksion pas ndeshjeve të Kombëtareve, Albi Mall Superliga e Kosovës.
Ndeshja kryesore e kësaj xhiro të pestë do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini pret Ballkanin.
Delegimet tanimë janë bërë me short dhe gjyqtari Mentor Ajeti do të rikthehet të gjykojë në elitën e futbollit kosovar pikërisht duelin Dukagjini – Ballkani.
Ajeti ishte suspenduar për gjashtë muaj nga Komisionet e FFK-së pas gabimit të bërë ndeshjen Dukagjini – Prishtina, ku e pranoi një gol të parregullt për Dukagjinin.
Të shtunën në mesditë Feronikeli ’74 pret Llapin në sfidën që gjykohet nga Ilir Mehmeti.
Alban Shala do ta ndajë drejtësinë në Lipjan ku takohen Fushë Kosova dhe Drita, derisa Valon Bajgora është gjyqtari kryesor në sfidën Gjilani – Malisheva.
Ndërkohë në duelin tjetër të së dielës që zhvillohet në kampin nacional mes Prishtinës dhe Lirisë do të ndajë drejtësinë Egzon Dakaj.