Max Verstappen me Red Bull siguroi mëngjesin e së shtunës “pole position” në pistën e Suzuka, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Japonisë në Formula 1. Kampioni i botës dha një kohë fantastike në xhiron e fundit, 1’26”983, duke “zënë mat” të gjithë.
Makina McLaren, më e shpejta deri më tani, u klasifikua në vendet 2-3 me të dy pilotët e saj. Lando Norris ishte vetëm 12 të mijëtat më i avashtë se Verstappen dhe së bashku do ta nisin garën nga vija e parë e startit.
Piastri, i treti, do ta ndajë vijën e dytë të nisjes me monegaskun e Ferrari, Charles Leclerc, i katërti, më shumë se 3 të dhjetat i avashtë. Cka tregon se “kokëkuqja” është ende larg makinave më të mira.
Në vendet 5-6 u renditën dy makinat Mercedes, me George Russell që la pas shokun e tij të skuadrës Kimi Antonelli. Pas tyre Isack Hadjar i RB, ndërsa Lewis Hamilton u klasifikua në vendet e tetë. “Top-10” kompletohet me Alexander Albon e Oliver Bearman.