Thursday, 2. April 2026
Futboll

Rikthim i bujshëm te stoli i Italisë. 61-vjeçari është i bindur që ai do të jetë trajneri i ri

GS 02/04/2026 1 Min. Lesezeit

Pas dorëheqjes së Gabriele Gravina, kreut të FIGC dhe Gianluiggi Buffon, i cili mbante postin e shefit të delegacionit në ekipin kombëtar, nga momenti në moment pritet zyrtarizimi i dorëheqjes së trajnerit Gennaro Gattuso.

Zgjedhja e trajnerit të ri do të varet shumë nga kreu i ri i Federatës, ku pretendenti kryesor është Giovanni Malag0, ish-president i Komitetit Olimpik Kombëtar Italian.

Në rast se Malago konfirmohet në krye të Federatës, atëherë Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Italisë, bën të ditur “Calciomercato”.

61-vjeçari është i bindur për rikthimin e tij tek Italia dhe faktin që ai do të jetë trajneri i ri, sidomos nëse zgjidhet Malago në krye të Federatës. Mancini ka drejtuar Italinë në vitet 2018-2023, ku fitoi kampionatin Europian në vitin 2021.

Aktualisht Mancini është nën kontratë me Al-Sadd, pas një përvoje të shkurtër si trajner i ekipit të Arabisë Saudite. Megjithatë, italiani është gati të heq dorë nga milionat që merr te klubi nga Katari dhe të rikthehet në krye të solit të Italisë.

Teilen: