• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rikthim në shtëpi, Esin Hakaj vishet sërish kuqeblu

09/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është zyrtare: Esin Hakaj rikthehet te Vllaznia!

Pas zërave që qarkulluan ditët e fundit, klubi shkodran ka konfirmuar sot në faqen zyrtare se mbrojtësi i majtë do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri.

“Esin Hakaj rikthehet në shtëpi”, shkruan Vllaznia, duke përforcuar ndjesinë e një kthimi emocional më shumë sesa thjesht një lëvizje merkatoje.

Pas një sezoni me AF Elbasanin, lojtari shkodran rikthehet në qytetin e tij, aty ku hodhi hapat e parë si profesionist dhe ku fanella kuqeblu ka gjithmonë një kuptim të veçantë.

Ky rikthim vjen pas afrimeve të tjera të rëndësishme si Arsid Kruja dhe Aleksandër Kuro, si edhe rinovimi i kapitenit Erdenis Gurishta.

Me firmën e Hakajt, reparti difensiv i Vllaznisë merr gjithnjë e më shumë formë dhe siguri, ndërsa drejtuesit vazhdojnë të punojnë për të plotësuar mozaikun.

Mirëseu ktheve, Esin! Tifozët e kanë pritur këtë lajm, jo vetëm si një përforcim teknik, por edhe si një rritje të ndjenjës së përkatësisë që gjithmonë ka karakterizuar Shkodrën.

Next Post

Hamilton: Në Spanjë gara më e shëmtuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.