• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rikthime dhe mungesa

16/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani e nisi vitin 2024 me fitore në “Arenën e Demave”, me të kuqtë që triumfuan 1-0 ndaj Teutës.

Një ndeshje e veçantë, pasi në stol debutoi edhe Orges Shehi, i cili në këtë mënyrë e nis me këmbën e mbarë aventurën e tij te Partizani.

Tashmë timonieri ka nisur menjëherë nga puna për duelin e javës së 20-të që do të luhet me Laçin.

Partizani do të luajë në “Arenën e Demave” ditën e shtunë në orën 17:00.

Një sfidë ku kryeqytetasit kërkojnë sërish fitoren për të vazhduar me ecurinë e rezultateve pozitive.

Ndaj kurbinasve, Shehi do të ketë rikthime, mungesa dhe dyshime. Do të ketë të gatshëm Adnard Mehmetin, i cili mungoi ndaj Teutës për shkak kartonësh, ndërkohë nga ana tjetër do të mungojë Sembene, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Në dyshim mbetet Albers Keko, i cili ka një dëmtim të vogël në këmbë dhe ende nuk ka mundur t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Stafi shpreson që deri ditën e ndeshjes lojtari të shërohet dhe të japë kontributin e tij ndaj bardhezinjve.

Next Post

Murinjo qëndroi dy sezone e gjysmë tek Roma, njihuni me statistikat e “Special One”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.