• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rikthimi i hidhur i Xhakës në Londër

08/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Granit Xhaka është kthyer pas një viti te skuadra e Arsenalit por këtë herë si kundërshtar.

Rikthimi i Xhakës në Londër ishte i hidhur, pasi Bayer Leverkuseni u mposht 4:1 nga Arsenali në miqësoren e luajtur të mërkurën mbrëma në “Emirates Stadium”.

Xhaka u zëvendësua në minutën e 80-të, ndërsa u përshëndet ngrohtësisht nga tifozët e Arsenalit që nga tribunat u nderuan me duartrokitje teksa po dilte nga fusha.

Ai verën e shkuar u largua nga Arsenali për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit, ekip me të cilin e fitoi titullin dhe kupën e Gjermanisë në sezonin e tij të parë.

Para se të transferohej te skuadra gjermane, Xhaka ka luajtur për Arsenalin prej vitit 2016 deri në vitin 2023 dhe me këtë skuadër ka fituar katër trofe.

31-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2028 me Leverkusenin dhe është njëri prej lojtarëve kyç të trajnerit Xabi Alonso.

Leverkuseni mbrojtjen e titullit në Gjermani e nis më 23 gusht me ndeshjen që e luan në udhëtim kundër Borussia Moenchengladbachut.

Next Post

Mateus: Bajerni nuk ka fare nevojë për Tah

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.