Monday, 13. April 2026
Sport

Rikuperohet Marash Kumbulla, gati për Kombëtaren

GS 05/11/2025 1 Min. Lesezeit

Marash Kumbulla duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar para më shumë se një muaji dhe me shumë gjasa, do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Andorrës dhe atë ndaj Anglisë.

Mbrojtësi që aktivizohet me Majorkën, ka nisur stërvitjet individuale fillimisht, por herë pas here është bashkuar edhe me grupin.

Në ndeshjen e fundit ndaj Betisit, Kumbulla nuk u grumbullua por me shumë gjasa, mbrojtësi i huazuar nga Roma do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e radhës ndaj Getafes, e planifikuar të luhet në datën 9 nëntor.

Kumbulla pritej të rikthehej në fushë më herët, por i ka zgjatur shumë rikuperimi pas dëmtimit.

Teilen: