• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Rilind” Ferrari SF-25

28/05/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Çmimin e Madh në Spanjë në Formula 1, ndryshimi në rregulloren për ngurtësinë e krahëve të njëvendësheve, mund të prishë ekuilibrin midis ekipeve.

Kështu edhe fabrika e Maranelos do të prezantojë risi në SF-25,  të cilat duhet të sjellin një rritje të ndjeshme të performancës së Ferrarit, duke e bërë më të shpejtë.

Vendi i dytë i Charles Leclerc në Monako ishte një fitore pozitive në prag të garës së ardhshme në Spanjë në Montmelò, e cila do të zhvillohet në fundjavën e 1 qershorit.

Gara në Circuit de Catalunya në fakt do të shohë aktivizimin e kufijve të rinj të fleksibilitetit për elementët e krahut të përparmë që shumë i perceptojnë si një ndryshim të mundshëm të lojës në aspektin e performancës aerodinamike të makinave, ndërsa të tjerë e konsiderojnë ndikimin që ato do të kenë në renditjen aktuale të performancës së përgjithshme.

E kjo u pa qartë te SF-25 në garën e Imola-s, dhe në të gjithë fundjavën e Monakos. Pra në Maranelo konsiderohet si një pikënisje nga e cila mund të rifillohet, me besim. Plani i zhvillimit për SF-25 përfshin vendosjen e një dyshemeje të re që mund të sillet përpara në GP të Kanadasë, për të rritur ngarkesën me karrocerinë e makinës.

Përcaktimi sasior i rritjes së performancës është padyshim një detyrë e vështirë, e kjo ndryshon në fakt nga pista në pistë, por gjithsesi do të përbënte një hap jo të papërfillshëm drejt afrimit gradual të Ferrarit me liderët në renditje.

 Hapi i fundit ka të bëjë me një modifikim në pjesën e pasme, duke ruajtur paraqitjen origjinale, do të modifikohet në aspektin e gjeometrisë, duke ndërhyrë në trekëndëshin e sipërm, duke përcaktuar një pjerrësi të ndryshme të krahëve.

Ky modifikim, mund të kryhet në Austri ose Silverstone.

Të gjitha këto ndryshime në SF-25 do të çojnë në rritjen e shpejtësisë e njëvendëshes deri në tre të dhjetat e sekondës për xhiro.

Next Post

Betisi drejt historisë, po e mposht Chelsean në pjesën e parë të finales

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.