• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rilindja e Beneluksit, diçka speciale pas 53 vitesh

21/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Benelux” (Beneluks) është emri që i është dhënë Unionit Doganor për heqjen e tarifave të themeluar në vitin 1944 mes tri vendeve të ulëta Belgjika (Be), Holanda (Ne) dhe Luksemburgu (Lux). Që nga këtu vjen dhe akronimi “BE-NE-LUX” që e njohim të gjithë. Një aleancë që mbetet në fuqi që në aspektin futbollistik, është më e rëndësishme se kurrë. Nëse jo, thjesht pyesni Italinë (Serie A). Bryzhi, Fejnordi dhe PSV Eind’hoveni kanë eliminuar përkatësisht tre skuadra të Serie A në play-off: Atalantën, Milanin dhe Juventusin.

PERISIC

Prandaj do të jenë tre skuadra të Beneluksit në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve (play-off) për herë të parë që nga… 1971-72. Tashmë kanë kaluar 53 vjet! 53 vjet! që kur Ajaksi, Fejordi dhe Standard Liezhi u takuan së bashku në 1/8 e finaleve të atij sezoni. Në fakt, të tre kaluan në çerekfinale pasi eliminuan përkatësisht Olimpikun e Marsejës, Dinamon e Bukureshtit dhe CSKA-në e Moskës. Për më tepër, Ajaksi përfundoi duke mundur Interin (2-0) në finale për të fituar për herë të dytë në historinë e vet kupën me veshë të mëdhenj.

Në rastin e Bryzhit, që eliminoi Atalantën, ka një rrethanë kurioze. Herën e fundit që eliminuan kampionin në fuqi të Kupës UEFA “të vjetër” (Juventus) përfunduan duke arritur në finalen e Kupës së Kampioneve! Ishte në sezonin 1977-78 dhe u mundën në finale nga Liverpuli (0-1). “Le të vazhdojmë të jemi sfidantët”, tha me shaka Niki Hajen pasi Bryzhi kaloi mes 16 më të mirave.

HOLANDA VEÇ – Nëse i lëmë jashtë ekuacionit Belgjikën dhe Luksemburgun dhe fokusuar vetëm te Holanda, duhet të kthehemi në sezonin 2005-06 për të gjetur dy përfaqësuese të “Eredivisie” në 1/8 e finaleve. Të “zgjedhurit” në atë rast ishin PSV-ja, e cila u eliminua nga Lioni, kurse Ajaksi që u eliminua nga Interi. Këtë herë Holanda do të përfaqësohet nga PSV-ja dhe Fejnordi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Flick flet për shortin në Ligën e Kampionëve, vlerëson lartë Benfican

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.