• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ringjallet” pista Ipswich, të rikthyerit në Premier League nuk i ndahen Brojës

30/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shpresa ekziston, e ndoshta gjithçka do të ketë një fund pozitiv.

Huazimi i Armando Brojës te të sapongjitur në elitën e Premier League, Ipswich Town është në dyshim, por kjo nuk do të thotë se nuk ka shanse që të realizohet.

Gjithsesi, bllokimi i lëvizjes paska ardhur për shkak të një problemi gjatë vizitës mjekësore të sulmuesit të kombëtares shqiptare, dhe jo për shkak dokumentacioni siç shkruajtën më parë mediat britanike.

Stafi mjekësor i Ipswich ka dyshime për “tendinin e Akilit” të Brojës, i cili dyshohet se mund t’i krijojë shqetësime gjatë sezonit.

Vizitat mjekësore të futbollistit u kryen në mesjavë, dhe duket se ka pasur bisedime mes dy klubeve, me skuadrën e Ipswich, që kërkon uljen e pretendimeve financiare nga “Blutë e Londrës”, teksa sipas akordit verbal, duhen 30 milionë paundë për të blerë kartonin e tij në fund të huazimit.

Broja pati një dëmtim të rëndë gati dy vjet më parë, por ishte në gju, dhe jo në tendinin e Akilit. Që nga ajo kohë, ai ka luajtur pak te Chelsea dhe thuajse aspak në huazimin e kaluar te Fulham. Gjithsesi, Armando ka shkëlqyer në dy huazime më të hershme, te Vitesse në Holandë dhe te Southampton në Premier League. /i.m /abcnews.al

Next Post

Gjendet e vdekur në shtëpi volejbollistja 29-vjeçare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.