• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Arsenalt

23/05/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bukayo Saka do të vijojë eksperiencën me Arsenal duke rinovuar kontratën me londinezët deri në vitin 2028.

Klubi dhe sulmuesi prej kohësh kishin nisur negociatat për rinovimin e kontratës duke qenë se ajo aktualja skadonte vetëm pas një viti.

Gjithçka shkoi sipas planeve të drejtuesve të “The Gunners”, pasi Saka konsiderohet si një prej elementëve kyç për të ardhmen e Arsenal.

Për Saka ka pasur interes edhe nga klube të tjera europiane, por tashmë londinezët janë të sigurt dhe në ditët e ardhshme pritet që rinovimi të marrë formë zyrtare dhe të bëhet publik duke zbuluar edhe më shumë detaje në lidhje me pagën sezonale. Në këtë formë te Arsenal vijojnë të ndjekin politikën për të mbajtur pranë talentet që janë pjesë kryesore e planeve të trajnerit Mikel Arteta, teksa më herët i është rinovuar kontrata portierit Aaron Ramsdale dhe sulmuesit Gabriel Martinelli.

Tashmë, fokusi i drejtuesve të Arsenal kalon tek mbrojtësi William Saliba dhe kapiteni Martin Odegaard, dy lojtarët në radhë për të firmosur kontratën e re.

Next Post

Gjendet në lum trupi i pajetë i futbollistit afrikan, ishte i zhdukur nga 11 maji

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.