Është vetëm çështje ditësh që Federiko Dimarko të firmosë rinovimin e kontratës me Interin. Zikaltrit nuk duan të lejojnë shpërqendrime dhe do të blindojnë mbrojtësin e majtë dhe pritet të ndodhë shumë shpejt, mbi të gjitha pas takimit të fundit.
Drejtuesit kanë takuar agjentët e lojtarit, përfaqësinë “Roc Nation”, me bisedimet që kanë qenë të frytshme. Palët janë afër marrëveshjes, një marrëveshje që do të shikojë zgjatjen e kontratës nga viti aktual 2026 në 2028-ën.
Ajo që ka më shumë rëndësi është paga e 25-vjeçarit që do të jetë më shumë se e dyfishuar, pasi nga 1.8 milionët aktuale pritet të shkojë në 4 milionë euro, duke treguar besimin e klubit tek italiani që synon të jetë një nga flamujt e Interit.
PANORAMASPORT.AL