Rinovimet e kontratave në skuadrën e Interit, ajo e Lautaros, Barelës dhe trajnerit Simone Inzagi janë në ajër dhe presin vendimin përfundimtar të presidentit, Stiven Zhang. Ai ndodhet në Kinë dhe mungon në Milano prej shumë muajsh. Për këtë arsye duhet që të vijë ai dhe të zgjidhet ky ngërç.
Përpara ndeshjes me Napolin foli administratori Marota.
“Ne jemi Interi dhe e kemi për detyrim që të luftojmë në të gjitha frontet. I pranojmë kritikat dhe duhet të punojmë. Lautaro? Besoj që do të vijnë rinovimet përpara fundit të kampionatit. Jemi në rrugën e duhur. Titulli është afër, por kanë mbetur në lojë edhe shumë pikë. Duhet të vazhdojmë rrugëtimin pozitiv që kemi në Serinë A”, përfundoi Marota
PANORAMASPORT.AL