Thursday, 26. February 2026
Sport

Rinovimi i Leaos, shtyhet data e firmës me sulmuesin portugez

GS 26/05/2023 1 Min. Lesezeit

Pas muajve të tërë me thashetheme e lajme që kundërshtonin njëri-tjetrin, e sotmja duhej të ishte dita e firmës së Rafael Leaos mbi kontratën që do ta lidhte me Milanin për pesë sezonet e ardhshme me një rrogë që do të prekte 5 milionë eurot e një klauzolë 175 milionëshe.leao

Me sa duket, klubi kuqezi dhe tifozët duhet të presin akoma me zyrtarizimin e rinovimit që është shtyrë. Me gjasë do të vijë pas ndeshjesh me Juventusin e parashikuar për të dielën në 20:45.

Praktikisht nuk ka vend për alarme, por janë ende disa detaje që duhen sqaruara përpara se çdo gjë të vendoset e zezë mbi të bardhë. Mbase portugezi pret garanci për kualifikimin në Champions, diçka që mund të jetë aritmetike me tri pikë mes Juves e Veronës (ndeshja e fundit e kampionatit).

PANORAMASPORT.AL


Teilen: