Rinovimi i Maignan, detajet e fundit dhe pastaj firma deri në 2030-ën me Milanin
Pas tensionit të muajve të kaluar dhe ndryshimit të situatës gjatë javëve të fundit, ka ardhur momenti i rinovimit të Mike Maignan me Milanin. Agjentët e portierit francez janë paraqitur në selinë kuqezi për të mbyllur edhe detajet e fundit të kontratës së re.
Bëhet fjalë për një kontratë, që e lidh Maignan me “Djallin” deri në vitin 2030, me opsionin edhe për një sezon tjetër. Paga e portierit ka shkuar në 5 milionë euro, plus bonuset vjetore. Firma duhet të vijë orët e ardhshme, para mbylljes së merkatos së dimrit.
Ka kaluar tashmë frika për ta humbur Maignan me parametra zero. Drejtuesit e klubit dhe tifozët mund të qetësohen dhe ta shohin të ardhmen me atë që sot është portieri më i mirë në Serie A. Me pritjet e tij francezi mund ta lejojë skuadrën e trajnerit Allegri, – thelbësor në vendimin e “Magic Mike” për të qëndruar, – të luftojë deri në fund me Interin për titullin kampion.