• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rinovimi prioritet, titullari i kuqezinjve ka në mendje vetëm Milanin

02/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Majk Menja, një nga figurat më kyçe të Milanit në vitet e fundit, është në qendër të vëmendjes në “Casa Milan”. Sipas “Corriere dello Sport”, gardiani francez pret së shpejti një kontakt të ri nga drejtuesit e klubit për të zgjidhur çështjen e rinovimit të kontratës, që skadon më 30 qershor 2026.

menja

Sipas burimeve pranë klubit, në bisedimet e fundit mes palëve është arritur një dakordësi parimore për pagën e re, që përfshin një rritje të ndjeshme dhe bonuse që mund ta çojnë shifrën në afër 5 milionë euro në sezon. Megjithatë, forma e dobët që kaloi Menja për disa javë ka bërë që administratori i deleguar, Xhorxho Furlani, të rishikojë ofertën financiare dhe të ngadalësojë procesin.

Ky ngurrim ka sjellë një tension te kampi i portierit, që ndodhet tani në prag të hyrjes në vitin e fundit të kontratës, një moment kritik në menaxhimin e kontratave në futbollin modern. Pavarësisht interesit të klubeve të mëdha nga Premier Liga, Menja ka bërë të ditur se prioriteti i tij është qëndrimi te Milani, madje edhe në mungesë të kualifikimit në Champions.

Kjo tregon përkushtimin e tij ndaj projektit kuqezi dhe lidershipin që ka fituar në skuadër që nga transferimi nga Lila. Por nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda verës, klubi mund të detyrohet ta shesë për të shmangur rrezikun e humbjes së tij me parametër zero në vitin 2026. Ndërkohë, drejtuesit e Milanit kanë filluar të marrin masa paraprake në rast se negociatat me Maignan dështojnë.

Një nga emrat që ka tërhequr më shumë vëmendje është Marko Karneseki, portieri i talentuar i Atalantës, i cili shihet si një profil premtues për të ardhmen. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes palëve, një sinjal se Milani ende shpreson te rinovimi me “Magic Mike”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

10 klube e kalojnë me sukses procesin e licencimit për garat evropiane

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.