Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Milan dhe Luka Modric kanë shtrënguar duart edhe për një sezon tjetër. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Modric zbulon arsyen pse pranoi të rinovonte edhe për një sezon me kuqezinjtë.
“Jam i emocionuar që vazhdoj të jem pjesë e AC Milan, ku më keni bërë të ndihem i mirëpritur dhe i dashur që nga dita e parë. Pas një sezoni nën pritjet tona, dëshira për t’u rikthyer është e jashtëzakonshme. Një sezon i ri dhe një sfidë e re na presin; një projekt në të cilin besoj dhe që më motivon vërtet.
Jam gati të jap gjithçka edhe një herë për këtë fanellë dhe jam shumë krenar që vazhdoj të vesh këto ngjyra. Shihemi së shpejti. Forza Milan gjithmonë!”, mbyll reagimin e tij Luka Modric.
“Ci vediamo presto” 🔜
Parola di Luka Modrić pic.twitter.com/IybmopjSyg— AC Milan (@acmilan) July 23, 2026