Në fillim të muajit shkurt, Bayern Munich zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Alphonso Davies, kontrata e të cilit skadonte në fund të këtij sezoni. Me kontratën e re, Davies është i lidhur me bavarezët deri në vitin 2030.
Alphonso Davies mbetet një lojtar që ndryshon lojën kur është ne 100% të formës së tij. Megjithatë, vendi i tij në klubin bavarez nuk është më i garantuar, ku dëmtimet e njëpasnjëshme janë kthyer në një problem më vete, duke ndikuar në gjendjen e tij fizike.
Pikërisht për këtë arsye, Bayern ka vendosur të shqyrtojë ofertat që do të vijnë në verë për anësorin kanadez, bën të ditur “Bild”. Një nga klubet që është më e interesuar për shërbimet e Davies është Manchester United. Vlera në treg e kanadezit mendohet të jetë 45-50 milionë euro.