Pas trajnerit Edi Martini, Vllaznia ka zgjatur kontratën edhe me drejtorin sportiv Vioresin Sinani. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kuqeblu nëpërmjet faqes zyrtare.
“KF Vllaznia bën të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin edhe me drejtorin sportiv Vioresin Sinani. Ai do të jetë pjesë e projektit tonë edhe për dy sezonet e ardhshme”, – shkruan klubi shkodran në njoftimin për rinovimin me drejtorin sportiv.
Te Vllaznia nuk kanë humbur aspak kohë pas përfundimit të sezonit, por menjëherë kanë konfirmuar trajnerin dhe drejtorin sportiv edhe për dy sezone.
Teilen: