Pas muajsh negociatash, Bajern Mynih ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me Joshua Kimish. Marrëveshja e kapitenit të Gjermanisë, e cila do të skadonte në verë, është zgjatur deri në vitin 2029. “Ne jemi të kënaqur që Joshua Kimish do të vazhdojë udhëtimin e tij në Bajern,” tha shefi i klubit bavarezë JanKristian Dresen.
“Ai është dikush që udhëheq gjithmonë nga fronti, qoftë në klub apo si kapiten i Gjermanisë. Uria e tij është e pandërprerë, siç e pamë sërish në raundin e 16- të të Ligës së Kampionëve. Vendosmëria dhe përkushtimi i tij mishërojnë atë që përfaqësonte Bajerni. Ai duhet të jetë ura ndërmjet brezit tonë aktual dhe një epoke të re”, vijoi Dresen.
Kimish, i cili ka luajtur për rekordmenët që nga viti 2015, komentoi: “Në Mynih kam kushtet më të mira për të arritur objektivat e mia sportive. Kjo është ajo që u bazua vendimi im. Për mua për momentin nuk ka një paketë më të mirë të shokëve të skuadrës, stafit stërvitor dhe ambientit të klubit për të arritur suksesin maksimal. Këtu ndihem si në shtëpinë time dhe nuk kam mbaruar ende.
STATISTIKAT – Joshua ka luajtur në totalë 429 ndeshje me klubin më të titullar në tokën gjermane, duke shënuar 43 gola dhe dhuruar 114 asiste. Nëse i referohemi kabinetit të 30-vjeçarit me bavarezët, janë plotë 20 trofe në 10 vjet. Fakti që Bajern Mynih është shumë afër titullin në Bundesligë dhe pretendenti kryesore në Ligën e Kampioneve bën të mendosh se numri i “medaljeve të arta” mund të shtohet në “palmaresin” e Kimish. Përgjatë këtij sezoni Joshua ka bërë 39 prezenca, e pasura me 3.387 minuta në totalë, një “maratonomak” i vërtetë.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL