• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rion Tytynxhiu: Nuk mjaftohem vetëm me pjesëmarrje, shkoj për rezultat të mirë

17/10/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me pasionin, përqendrimin e përkushtimin që e ka, Rion Tytynxhiu me të drejtë cilësohet si aset që premton shumë në auto sportin e Kosovës.

Prej tij pritet shumë edhe nga FIA Motor Sport Games “Valencia 2024”, të cilat mbahen nga 23-27 tetor.

Rioni do të garojë në disiplinën karting sllallom, ku sivjet pati paraqitje të shkëlqyeshme, jo vetëm në kampionatin vendor, por edhe në pistën “South Milano” në Itali, në të cilën pjesëmarrës ishin 96 garues.

“E pres me padurim garën në Valencia. Është rast shumë i mirë që Kosovën ta përfaqësojmë me sukses dhe unë besoj se do ta shfrytëzoj këtë rast. E di që nuk do të jetë aspak e lehtë, por duke marrë parasysh rezultatet që i kam pasur sivjet dhe faktin që tashmë e kam një përvojë të konsiderueshme, pres që në këto gara të arrij rezultat të mirë”, ka thënë Tytynxhiu për faqen zyrtare të FASK-ut në Facebook.

Rioni është duke u përgatitur me seriozitetin më të madh, pasi synimi i tij është i qartë.

“Nuk mjaftohem vetëm me pjesëmarrje. Në Valencia shkoj me shumë optimizëm për rezultat të mirë”, ka shtuar Tytynxhiu.

Në karting sllallom, bashkë me të, Kosovën do ta përfaqësojë edhe Rubina Krasniqi.

Next Post

“Pendohet” Sarri/ Tekniku italian kujton me nostalgji aventurën te Chelsea: Largim ishte gabimi më i madh në karrierën time

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.