• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Risi menaxhimi/ Ibrahimoviç dhe modeli “Ajaks”, zbulohet plani i ri i drejtuesit

03/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E përditshmja italiane “Tuttosport” ka folur për Zlatan Ibrahimoviçin, konsulentin e “Red Bird”-it për Milanin, i cili siç dihet i ka luajtur vitet e para të karrierës tek Ajaksi. Dukshëm ai nuk i ka harruar ato vite, në një klub që ka një nga akademitë më të mira në botë. Suedezi po e kryen detyrën e tij në liri totale në shumë fronte.

zlatan-de-vedette-is-gestopt-hoe-was-hij-bij-ajax-hey-zlatan-learn-some-fucking-dutch-schreeuwde-litmanen

Ai është pranë skuadrës, është i pranishëm në stadium edhe në transferta, pa harruar që jep këshilla për merkaton. Në idetë e tij, megjithatë, ekziston edhe dëshira për të transferuar konceptet e tij në punën e sektorit të të rinjve. Në fakt, Ibrahimoviç nuk u largua kurrë nga ai sektor i Milanit. Madje as kur ndali së luajturi. Zlatan në fakt ka vazhduar të frekuentojë qendrën sportive të “Vismara”-s për të ndjekur stërvitjet dhe ndeshjet e djemve të tij Vinsent dhe Maksimilian, të cilët luajnë në ekipin e të rinjve të “djallit”.

IBRAHIMËNDËSI – Tani Ibra dëshiron të zbatojë në praktikë projektet që ka në mendje për sektorin e të rinjve kuqezi. Ai tashmë e njeh mirë akademinë dhe ka miqësi të ngushtë me Injacio Abaten, trajner i Milanit U-19. Skuadra e tij është në një pozicion të mirë në kampionatin përkatës dhe është kualifikuar në Champions-in e kategorisë. Shumë nga lojtarët e skuadrës së 19- vjeçarëve (Jan-Karlo Simiç, Davide Bartezagi, Aleks Himenez, Kevin Zeroli, Çaka Traore dhe Françesko Kamarda) kanë debutuar tashmë në Serie A dhe ritmi i këtyre debutimeve është intensifikuar në lidhje me ardhjen e Ibrahimoviç në version ekzekutiv.

Pjesërisht për shkak të dëmtimeve të shumta në radhët e grupit të Stefano Piolit, por edhe për shkak të vëmendjes së madhe të Ibrahimoviçit ndaj talenteve. Zlatan, sipas “Tuttosport”, mendon se mund të transferojë mentalitetin dhe mësimet e marra gjatë karrierës së tij tek djemtë e rinj. Ata që kanë talent duan të vënë bast mbi talentin. Siç bëri Ajaksi me të: ky do të jetë misioni i ri i Zlatanit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mario Lemina bëri një kërkesë prekëse për të ndryshuar emrin në fanellë, Liga Premier e pranoi atë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.