Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka ftuar mbrojtësit Wesley nga Roma dhe Carlos Augusto nga Interi për ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Koresë së Jugut dhe Japonisë.
Këta janë dy futbollistët e vetëm nga Serie A që janë pjesë e listës së re të Seleçãos.
Brazili, që tashmë e ka siguruar kualifikimin për Botërorin 2026, do të luajë ndaj Koresë së Jugut më 10 tetor dhe kundër Japonisë më 14 tetor.
Ancelotti, i emëruar në maj, deri tani ka regjistruar dy fitore, një barazim dhe një humbje në drejtimin e Brazilit.
Lista e Brazilit për miqësoret e tetorit:
Portierë: Bento, Ederson, Souza
Mbrojtës: Caio Henrique, Carlos Augusto, Douglas Santos, Éder Militão, Fabricio Bruno, Gabriel Magalhães, Beraldo, Vanderson, Ëesley
Mesfushorë: André, Bruno Guimarães, Casemiro, João Gomes, Paquetà, Joelinton
Sulmues: Estevão, Gabriel Martinelli, Igor Jesus, Luiz Henrique, Matheus Cunha, Richarlison, Rodrigo, Vinícius Jr.