Finalja e Superkupës së Evropës do të jetë mes Manchester Cityt që fitoi Ligën e Kampionëve dhe Sevillas që arriti të fitonte Ligën e Evropës.
Finalja do të luhet në Greqi në datën 16 gusht dhe kjo finale do të jetë e fundit siç jemi mësuar, pasi nga sezoni tjetër do të ketë një ndryshim historik.
UEFA ka vendosur që të heqë kohën shtesë nëse skuadrat e mbyllin ndeshjen në barazim.
Në këtë mënyrë, pas përfundimit të 90 minutave të kohës së rregullt, skuadrat nuk do të duhet që të luajnë edhe dy pjesë të tjera nga 15 minuta por do t’i drejtohen menjëherë penalltive
Ky rregull do të aplikohet duke nisur nga finalja e ardhshme dhe do të jetë në çdo Superkupë ndërkohë që ende nuk është marrë vendim për ndonjë finale tjetër që mund të aplikohet./Lajmi.net/