Pasi zbuloi kundërshtarët në fazën e grupeve në “Euro 2024”, Didie Deshamps tha se shorti i Europianit “nuk është aq i keq sa viti 2021”. “Gjelat” do të përballen me Austrinë, Holandën – të cilën e mundi dy herë në kualifikime – dhe një mes Polonisë, Uellsit, Finlandës ose Estonisë.
Trajneri i Francës, në analizën e tij të Grupit D, shtoi: “Do të jetë e vështirë. Holandën e kemi mundur, por mbetet një rival i ndërlikuar, teksa me Austrinë u përballëm gjatë sezonit të fundit të Ligës së Kombeve dhe nuk ishte aspak e lehtë.
Nuk e dimë ende kundërshtarin tonë të fundit, megjithatë ai yni është një grup i vështirë. Shorti nuk është aq keq sa në 2021. Duhet të jemi gati që nga fillimi.”
PANORAMASPORT.AL