• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rivalë për 9 vite në Spanjë, Cristiano Ronaldo tregon nëse e urren Messin apo jo

06/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo foli përpara ndeshjes kualifikuese të Portugalisë për Euro 2024 kundër Sllovakisë e cila do të luhet të premten dhe ai u pyet për Leo Messi, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për urrejtje dhe se së bashku ata kanë ndryshuar historinë e futbollit dhe kanë një marrëdhenie shumë të mirë.

Për nëntë vite ata ishin rivalë në Spanjë, njëri me Real Madridin dhe tjetri me Barcelonën. Megjithatë, rivaliteti vazhdoi edhe pasi portugezi u largua nga skuadra madrilene, duke ndjekur të dy rekordet dhe Topin e Artë.

“Urrejtja? Unë nuk shoh gjëra të tilla, rivaliteti është zhdukur. Ishte mirë, publiku e pëlqeu. Kushdo që e pëlqen Cristiano Ronaldon nuk ka pse ta urrejë Messin. Jemi të dy shumë mirë, kemi ndryshuar historinë e futbollit. Ne jemi të respektuar në të gjithë botën, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ai shkon në rrugën e tij, unë shkoj timen”, tha fillimisht CR7 dhe vazhdoi.

“Ai ka bërë mirë, nga sa kam parë. Kursi vazhdon, nuk e shoh kështu konkurrencën. E kam thënë tashmë, kemi ndarë skenën për 15 vjet dhe kemi përfunduar, nuk them miq, por jemi kolegë profesionistë dhe e respektojmë njëri-tjetrin”./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Prishtina dënohet nga Federata e Futbollit e Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.