Italia luan sot ndeshjen e parë miqësore të përgatitjeve për Euro 2024, ku si kundërshtare të parë do të ketë Shqipërinë. Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti, sot përballet me Turqinë, një tjetër ekip pjesëmarrës në Europian, në një sfidë ku të dy skuadrat do të testojnë thuajse të gjithë emrat më të mirë që kanë në dispozicion.
Sigurisht për tifozët shqiptarë vëmendja është te paraqitja e Italisë, për të parë gjendjen e kësaj skuadre vetëm 10 ditë para ndeshjes me kuqezinjtë e Silvinjos, që do të jetë shumë delikate për fatin e mëtejshëm në Euro 2024.
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL