Çdo vit, Liga e Kampioneve u ofron tifozëve europianë të futbollit duele të shkëlqyera të nivelit të lartë mes skuadrave historike, por gjithashtu ofron një mundësi për disa skuadra të tjera më pak të njohura.
Në këtë edicion të ri të Ligës së Kampioneve janë disa skuadra që prezantohet si risi. Mes tyre është Union Berlini. Një debutues në Champions, skuadra nga kryeqyteti gjerman, së cilës i bashkohet një histori mahnitëse, që vazhdon të shtojë kapituj të mrekullueshëm. E fundit: përballja me Realin e Madridit, 14 herë kampion i këtij turneu.
MURI I BERLINIT, RIVALI I PARË I MADH – I themeluar në vitin 1906, Unioni i Berlinit, pas disa viteve të hershme në të cilat u lëkund mes sukseseve dhe dështimeve deri në Luftën e Dytë Botërore, që tronditi vendin, më vonë u desh të përballet me faktin se në vitin 1961 muri i famshëm do ta ndante kryeqytetin gjerman në dy pjesë deri në vitin 1989. Kjo ndarje famëkeqe e Gjermanisë bëri që Unioni i Berlinit, një skuadër e traditës civile dhe punëtore, të mbetej në anën lindore të kryeqytetit të Gjermanisë.
Kjo solli, gjatë viteve në vijim, Berlini të vuante kriza të mëdha ekonomike, që do ta zhduknin atë. Rikthimi, qetësia dhe sukseset e para do të vinin vetëm në vitet 2000, kur ata arritën të ngjiteshin në Bundesligë dhe madje fituan Kupën e Gjermanisë, që u dha atyre mundësinë për të luajtur në kompeticionet e UEFA-s. Kjo ishte ngjitja në parajsë e asaj që më vonë do të ishte zbritja në ferr me rënie të vazhdueshme deri në arritjen e kategorisë së katërt të futbollit gjerman në vitin 2004, gjë që pothuajse i kushtoi atij shkatërrimin si klub. Pas disa vitesh në baltë, skuadra u rikthye dhe që nga sezoni 2018-’19, në të cilin ata arritën të riktheheshin në Bundesligë, ata janë ngjitur në pozicione në futbollin gjerman, derisa u pozicionuan si ekipi i parë në kryeqytet mbi Hertën e Berlinit.
Një Union që i ngjiti shkallët e Europës nga Liga e Konferencës në Ligën e Europës dhe në sezonin 2023-‘24 në Ligën e Kampioneve. E si për ta bërë përrallën më të bukur do të përballen me skuadrën më të titulluar në Europë, Realin e Madridit.
PANORAMASPORT.AL