Saturday, 9. May 2026
Sport

Rizespori insiston për Dellovën

GS 29/07/2025 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova me shumë gjasë do të largohet nga CSKA Sofja këtë verë.

Është ekipi i Superligës së Turqisë, Rizespori që po insiston në transferimin e Dellovës, të cilin po e sheh si përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri.

Në fakt, mësohet se Rizespori tashmë ka nisur kontaktet me CSKA Sofjen, duke ndërmarrë hapa zyrtar për ta blerë Dellovën.

26-vjeçari në verën e vitit të shkuar u transferua në Bullgari nga Ballkani i Suharekës dhe me CSKA Sofjen ka kontratë deri në vitin 2027.

Dellova, tashmë ka regjistruar dy paraqitje në Superligën e Bullgarisë kurse te Rizespori po synojnë të ofrojnë të paktën 1 milionë euro për kartonin e tij.

Teilen: