Robert Jarni është shkarkuar nga pozita e selektorit U-17 të Kroacisë pasi e tha publikisht se do të bëjë tifo për klubin spanjoll, Real Betis kundër kampionëve kroatë, Dinamo Zagreb në ndeshjen e sontme të Ligës së Konferencës.
55 vjeçari i kishte zhvilluar 98 ndeshje me Betisin në periudhën 1995-1998, ndërsa në intervistë tha se do ta mbështesë ish-klubin e tij kundër Dinamo Zagrebit.
Dhe, kjo menjëherë ngjalli reagime në Kroaci, ndërsa futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe i Kroacisë, Bruno Petkoviç tha në konferencë për shtyp dje se Jarni ishte një “palaço” pas deklaratës së këtij të fundit për të bëtë tifo kundër një klubi kroat në Evropë.
E sot në mëngjes, Federata Kroate e Futbollit njoftoi se e ka shkarkuar Jarnin për komentet e tij.