Saturday, 14. March 2026
Sport

Roberto Carlos beson te “zikaltërit”: Inter është një ekip i fortë, ata thjesht duhet të përqëndrohen

GS 09/06/2023 1 Min. Lesezeit

Ndër legjendat e shumta të botës së futbollit të pranishëm në Stamboll për të ndjekur nga afër finalen e madhe të UEFA Champions League, mes Manchester City e Inter është dhe ish-mbrojtësi i majtë brazilian, Roberto Carlos.

I pranishëm në Stamboll, braziliani nuk kishte si të mos bënte një koment të shkurtër për supersfidën e mbrëmjes së nesërme, ku padyshim në çdo moment suportin ekipin e tij të parë evropian, Inter.

  

“Inter është skuadra ime e parë evropiane. Do të jetë e vështirë për Cityn, mendoj se do të jetë një ndeshje e mrekullueshme. Nëse Inter ka motivimin e duhur, ata mund të jenë kampionë. Kush mund të jetë vendimtar? Interi është një ekip shumë i fortë, është e vështirë të përmendësh një emër. Ata thjesht do të duhet të përqëndrohen”,- u shpreh ish-anësori i mbrojtjes së “zikaltërve”.

  


Teilen: